Mir Se Erdhet Ne Webfaqen Ton, Ju urojm qaste te bukura
  Home
 


 

 

GRUPI I PAR JAVA E PAR SHPIJA E KOSOVES

Arjeta
Arjeta Morina është 22 vjeçare, e lindur në Astrazup të Malishevës. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndersa gjimnazin në Malishevë. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Gjatë shkollës së mesme, Arjeta ka qenë anëtare e një organizate joqeveritare, ndersa gjatë studimeve ajo ka punuar si arkatare në 3 qendra të ndryshme tregtare si dhe ka qënë promotere për disa kompani.
Arjeta thotë se ajo është e thjeshtë, altruiste, ambicioze, e shoqerueshme dhe e drejtë.
Dëshira më e madhe në jetë për Arjetën është te jetoj një jetë të lumtur familjare dhe të jetë pjesë e televizionit.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Arjeta fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: “Të siguroj një jetë standarde për familjen time në Prishtinë dhe te vazhdoj studimet.
Erlinda
Erlinda Shatvica është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë. Shkollen fillore dhe të mesme i ka mbaruar në vendlindje.
Erlinda thotë se ajo është tip pozitiv dhe që i pelqejnë gjërat që e bëjnë të ndihet mirë.
Dëshira më e madhe në jetë për Erlinden është të bëhët një stiliste e famshme, pasi ky profesion i përshtatet shumë asaj.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Erlinda fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Disa nga këto mendoj t’i dedikoj për bamirësi për të varfërit e Rahovecit, ndërsa për te tjerat nuk kam vendosur akoma se ku do t’i shpenzoj.

Lena
Albulena Gjinaj është 20 vjeçare, e lindur në Pejë, ndërsa tani jeton në Klinë. Shkollen fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Klinë, ndërsa tani vazhdon studimet në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Albulena thotë se ajo është shumë optimiste dhe kur fillon diqka ajo mundohet që më të gjitha forcat t’i shkoj asaj pune deri në fund dhe ky është dhe synimi i saj për reality shown Shpija.
Dëshira më e madhe në jetë për Albulenën është të ketë sukses në Shpijën e Kosovës, pasi ajo i është përkushtuar më gjithë vullnetin e saj dhe deshiron t’i shkon deri në fund, pra të fiton dhe çmimin kryesor, si dhe të siguron një vend pune pasi të del nga Shpija.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Albulena fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Sëpari do të blej një makinë për veti, pastaj i kasha rregullu standardet e jetës time dhe i kasha siguru paratë për studimet e mia.

Sasa
Saranda Hoda është 18 vjeçare, e lindur në Pejë. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon mësimet në vitin e fundit në shkollen e mesme.
Saranda aktualisht është udhëheqëse e një emisioni rinor në një radio lokale në qytetin e Pejës.
Saranda thotë se ajo është energjike, i pelqen shoqëria. Gjithashtu ajo thotë se jeta e ka mesu me u ballafaqu me situata te ndryshme edhe pse është e re në moshë; dhe në fund vetën e shoh si fituese e Shpisë së Kosovës.
Dëshira më e madhe në jetë për Saranden është të realizon endërren e saj për shkollim dhe ngritje profesionale.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Do të financoj arsimimin tim si dhe do t’i shfrytëzoj për të zgjidhur një problem shëndetësor

Suzana
Suzana Tahiri është 18 vjeçare, e lindur në Vushtrri. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon studimet në shkollen ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë.
Suzana ka pasur një kontratë pune me agjencionin e modes “Gecijan” si fotomodele. Suzana thotë se ajo është një femër sfiduese, e vetëdijshme për gjërat që i bënë dhe e gatshme për të gjitha sfidat dhe barrierat në jetë.
Dëshira më e madhe në jetë për Suzanën është të ketë një jetë familjare të qetë dhe pa probleme dhe të ketë sukses në karrierë dhe në jetën e saj private.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur:
T’I ndihmoj familjës time dhe t’iu tregoj atyre se di të menagjoj jetën dhe që jam e gatshme të bëhëm e pavarur. Përkrahja morale nga familja për sfiden e Shpisë është një hap i madh në jetën time por dhe fitorja do të me sjell një ndryshim të madh në jetën time si në punë, karrierë ashtu dhe në të ardhmen time, prandaj do të ballafaqohem dhe do të mundohem që denjësisht ta përfaqësoj vetën time.

Ziko
Zigrid Katroshi është 26 vjeçar, i lindur në Tiranë. Shkollen fillore dhe te mesme i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në “Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit” i ka mbaruar në Prishtinë. Aktualisht vijon studimet master në po të njejtin fakultet.
Zigridi ka punuar si kamarier dhe dj në disa lokale të njohura në Prishtinë dhe Tiranë si: Irish Pub, Restaurant Samuraj, Restorant EX, etj. Ai aktualisht punon si dj dhe bankier në Film City Bar në Prishtinë.
Zigridit i pelqen t'i shoh gjërat ashtu siq janë dhe me një fjalë ai është “realist”, pra nuk jeton në fantazi. Jeta i ka mësuar të ketë besim tek vetja dhe se me pak punë arrihet gjithçka. Dëshira më e madhe në jetë për Zigridin është të jetë i famshëm.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Zigridi fiton 24 mijë euro, ai është përgjigjur:
“Në rradhë të pare do të shkoj për një muaj pushime nëpër botë, se me pelqejnë udhëtimet; ndërsa me paratë e mbetura do të mendohem se çfarë do të bej me to.

GRUPI I DYT JAVA E DYT NE SHPIJA E KOSOVES


Ekrem Salihu është 27 vjeçar dhe ka lindur dhe jeton në Podujevë. Ai pas përfundimit të shkollës së mesme ekonomike ka regjistruar Fakultetin Ekonomi, dega Financa, Banka dhe Kontabilitet. Për momentin është absolvent në këtë fakultet dhe është shumë afër diplomimit. Kurse para se të hynte në “Shpija’, ai ka kryer punën e kontabilistit në lokalin “Caffe Fontana”, në Podujevë.
Ekremi thotë se është djalë me energji pozitive, i aftë dhe mjaftë komunikues. I pëlqen të bëjë debate me njerëzit, sepse ka njohuri të shkëlqyeshme për ta bërë këtë gjë. “Vlerat e mia mundohem ti tregoj nëpërmjet punës dhe dedikimit ndaj njerëzve më të dashur. Jam mjaft i lidhur me familjen dhe me shoqërinë, cila është mjaft e gjer. Për momentin nuk kam ndonjë lidhje, por para pak kohësh jam ndarë nga e fejuara, ndërsa kohën e lirë e kaloj me shoqëri”, thotë Ekrem Salihu. Dëshira më e madhe në jetë për të është që në një të ardhme të jetë menaxher në ndonjë bankë të Kosovës, por siç thotë edhe ai “pasi mu dha rasti të jem banor i reality shou “Shpija”, dëshiroj të jem fitues i çmimit të madh.
Në pyetjen se çka do të bëni me 24 mijë euro ai është përgjigjur kësisoj “Me 24.000 euro dua t’i arrij dy qëllime: 1. Ta ndihmoj mbesën time Elsën për t’u shëruar dhe 2. Ta hap një biznes, kjo është ëndërr e kamotshme e imja”. Motoja e Erkem Salihut është “Syri është dritare e shpirtit , andaj nëse doni ta ndriçoni shpirtin tuaj, shikoni rolin tim brenda shtëpisë me vëmendje.

 

 
Armend Zymberi është 21 vjeçar dhe ka lindur në Gjilan. Ka kryer shkollën e mesme elektor-informatike. Ka punuar si kameraman, montazhier dhe kamerier.
Armendi thotë se është person i rritur në një rreth të qetë familjar, i edukuar, i sinqertë dhe i vendosur që t’i arrijë qëllimet për një jetë më të mirë në të ardhmen. Dëshira më e madhe e tij në jetë është që ta ketë një diplomë fakulteti dhe një vend pune me perspektivë.
Në pyetjen se çka do të bëni me 24 mijë euro ai është përgjigjur “të gjitha do t’i lë në buxhetin familjar siç kam bërë deri tani me pagat e mia, sepse familja është ajo që më ka bërë të jem ky që jam.


Arben Rexhepi është 31 vjeçar dhe ka lindur në Pejë. Shkollën fillore e ka mbaruar në shkollën “Ramiz Sadiku”, ka mbaruar gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Kurse sa i përket universitetin një vit ka qenë në universitetin “UBT”, në drejtimin e menaxhimi i mediave, pastaj kalon në Universitetin “Fama”, në Shkencat Politike. Kurse gjatë periudhës 10 vjeçare ka mbaruar trajnime e kurse gazetarie nga ligjërues e trajnues nga mediumet botërore siç janë: Bbc, Uashington DC, CNBC.
Arben Rexhepi para se të hynte në “Shpij”, ka punuar gazetar, komentator, reporter në radio “Dukagjinin”. Ai thotë se është fëmija i dytë i Enverit, ndërsa djali i parë i familjes së ngushtë Rexhepi.
Ai thotë se është i qetë, komunikativ. Thotë se në të ardhmen do të donte ta vizitonte planetin Mars. Kurse në pyetjen se çka do të bënit me 24 mijë euro ai është përgjigjur “një pjesë të tyre do t’i shfrytëzoja për qëllime jetësore, ndërsa një shumë të caktuar për qëllime humanitare.


Festim Ramadani është 21 vjeçar. Ai ka kryer shkollën fillore dhe të mesme, kurse tani është duke vijuar studimet në Fakultetin Ekonomik dhe është në vitin e parë, në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet”.
Ai para dy vjetësh i ka ndërprerë studimeve për t’ju rikthyer sërish tash. Nëse i fiton 24 mijëë euro shkollimi do t’i bëhet më i lehtë. Festimi thotë se rrjedh nga një familje punëtorësh, si fëmijë ka pastruar makinat e përpunimit të drurit (pronë e familjes), me vone në shitoren e babait të tij ka shitur pjesë të makinave, së fundmi ka punuar në lokalin hotelierik te pompa e benzinës “Euromiti”.
Thotë se është tip që i beson vetes, gjithashtu është shumë konkurrues, dhe është mjaft i kujdesshëm në shumë gjëra.
Dëshira më e madhe e tij në jetë është që shteti i tij të mos dallohet prej asnjë shteti tjetër në botë.
Në pyetjen se çka do të bëni me 24 mijë euro ai është përgjigjur kësisoj “është një shumë e madhe e pareve. Janë diku rreth 8 vjet rrogë që merr një punëtor në Kosovë dhe janë më shumë se 30 vjet kursime me po këtë rrogë, e si rezultat mendoj se do të kisha pasur kujdes ku t’i harxhoja. Kam plane shkollore dhe një pjesë të tyre padyshim do i harxhoja aty. Një pjesë tjetër familjes, kurse pjesën tjetër padyshim për bamirësi”.


Jehona Maçastena është 21 vjeçare. Ka lindur dhe jeton në Prishtinë.
Shkollen fillore dhe te mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Vijon studimet për Gazetari në vitin e dytë në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Jehona thotë se ajo është e thjeshtë, realiste (gjithmonë me kemb ne tokë dhe ka endrra te arritëshme), pozitive (nga te gjitha gjërat mundohet të nxjerrë anen pozitive, gjykon pozitivisht) dhe është shumë e shoqerueshme.
Dëshira më e madhe në jetë për Jehonen është të bëhët një gazetare politike shumë e suksesshme.
Në pyetjen se çka do të bëni me 24 mijë euro ai është përgjigjur kësisoj:
Nuk kam ende një ide shumë te qartë se qka do bej ne saktesi me 24 mijë euro po që se i fitoj, por jam shumë e sigurt që do jenë mirë te investuara ne te ardhmen-shkollimin tim.


Musli Fazliu është 25 vjet ka lindur në Drenas, kurse jeton në Prishtinë. Ka kryer shkollën fillore, të mesmen e ka kryer në shkollën teknike “28 nëntori”, kurse tash është në vitin e tretë të studimeve në fakultetin Ekonomik.
Musliu ka punuar në hotelieri, kamerier, shankist dhe në kuzhinë. Thotë se është shumë i drejtë me njerëzit. Dëshira më e madhe e tij është që ai dhe familja e tij të jenë gjithmonë shëndosh dhe të lumtur.
Në pyetjen se çka do të bëni me 24 mijë euro ai është përgjigjur “mendoj se do t’i shfrytëzoj për hapjen e ndenje biznesi të vogël.


Muhamed Zeqiri është 21 dhe ka lindur në Beograd. Ai shkollën fillore e ka kryer në shkollën “Ismail Qemali”, kurse shkollën e mesme në Gjin Gazuli. Ndërkaq aktualisht është në vitin e tretë të studimeve në universitetit “AAB-Rinvest”, në degën e Shkencave kriminalistike.
Nuk ka ndonjë histori të punës, për shkak të moshës që ka, por thotë se nganjëherë i ka ndihmuar babait të tij në firmën që ka. Muhamed Zeqiri thotë se është shumë besnik, nuk gënjen shumë. Mundohet që t’i përshtatet gjithkujt dhe askujt nuk i bën të padrejtë. Dëshira më e madhe e tij është që t’i ketë në kontën e tij bankare 1 milion euro me qëllim që ta ketë jetën e mirë, dhe të jetoj si zotëri.
Në pyetjen se çka do të bëni nëse i fitoni 24 mijë euro ai është përgjigjur “nuk them se janë pak 24 mijë euro, por vetëm një veturë të mira ta marrësh janë pak. Por, me 24 mijë euro do ta kisha bërë një xhiro nëpër Evropë.

Çfarë mendoni për Zikon?

Ziko
Cili është mendimi juaj për Zikon?
A është Ziko i preferuari juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Zikos?

Çfarë mendoni për Suzin?

Suzana
Cili është mendimi juaj për Suzin?
A është Suzi e preferuara juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Suzit?

Çfarë mendoni për Sasen?

Sasa
Cili është mendimi juaj për Sasen?
A është Sasa e preferuara juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Sases?

Çfarë mendoni për Lenen?

Lena
Cili është mendimi juaj për Lenen?
A është Lena e preferuara juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Lenes?

Çfarë mendoni për Linden?

Erlinda
Cili është mendimi juaj për Linden?
A është Linda e preferuara juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Lindes?
 

Çfarë mendoni për Arjetën?

Arjeta
Cili është mendimi juaj për Arjetën?
A është Arjeta e preferuara juaj?
Cilat janë të këqijat dhe të mirat e Arjetës?

 

JAVA E PAR GRUPI I PAR NE SHPIJA E KOSOVES
Arjeta

 

 

 

 

 

 


Erlinda

 
  Heute waren schon 1 Besucher (2 Hits) hier!  
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden